Dëshironi t’a shihni këtë faqe në një gjuhë tjetër?

Volgende pagina!

Mirë se erdhët në faqen tonë të OKAN (Klasat e Pritjes për të Porsaardhurit Jo-hollandishtfolës)!

De toekomst ligt in onze diversiteit!
  • Nederlands leren?
  • Learn Dutch?
  • Apprendre le néerlandais?
  • Aprender neerlandés?
  • Niederländisch lernen?

Nëse jeni 12 deri 18 vjeç dhe nëse dëshironi të rregjistroheni,
Atëherë ndiqni shpejt këtë lidhje link!

Çfarë gjeni në këtë faqe?

Në këtë faqe gjeni informacione të ndryshme për nxënësit e OKAN (Klasave të Pritjes për të Porsaardhurit Jo-hollandishtfolës) dhe prindërit e tyre. Kështu që ju, jo vetëm që mund të kërkoni fotografitë foto's më të bukura të ekskursionit të fundit, por ju mund edhe të ushtroni hollandishten në klubin virtual Linguator Club. Ju mund edhe të shikoni një herë se cilat drejtime (degë) studimi dhe lëndët përkatëse mund të ndiqni pas vitit në OKAN. Përveç kësaj ne ju japim përgjigje pyetjeve të ndryshme praktike si:

Gjitha këta informacione mund t’ju ndihmojnë për të kuptuar mirë organizimin e vitit shkollor të OKAN si dhe për të pasur edhe tani një pasqyrë të vitit të ardhshëm shkollor!

Si mund të lundroj (të udhëzohem) në këtë faqe?

Këtu sipër ju jepet mundësia e zgjedhjes së gjuhëve të ndryshme për këtë faqe fillestare (kryesore). Ka mundësi që kjo t’ju ndihmojë në herën e parë për të lundruar (t’u udhëzuar) në këtë faqe. Faqet e tjera të internetit (përveç kryesores) janë vetëm në hollandisht!

Nxënësit

Me anë të (Nxënësit) Leerlingen mund të shkoni ndër të tjera edhe tek (Hapësira e ushrimeve) Oefenhoek . Këtu ofrohen ushtrime të ndryshme interaktive. Vetëm për Linguator Club keni nevojë për një emër hyrës (login) dhe fjalëkalim (paswoord).

Lidhja ditari Agenda informacione të mëtejshme mbi programin e mësimeve të nxënësit.

Shko tek aktivitetet Activiteiten nëse dëshironi të dini më tepër mbi aktivitetet shkollore si shëtitjet në qytet, vizita në kopështin zoologjik, dita sportive, ekskursioni 4-ditësh në bregdet, etj...

Tek fotografitë Foto's gjeni pamje (foto) të ndryshme (ekskursionet, projektet,...) të vitit të tashëm shkollor, por edhe të vitit të kaluar shkollor!

Gjatë vitit shkollor OKAN shkojnë nxënësit në stazh prove Snuffelstage. Ky është një stazh në një klasë të arsimit të rregullt në këtë shkollë apo në një shkollë tjetër. Këtu gjeni sqarime dhe informacione mbi ndër të tjera momentin dhe shkollën ku bëhet stazhi.

Çfarë mund të bëjë një nxënës i OKAN pas vitit OKAN Na het OKAN-jaar? Këtu duhet të shikoni (lexoni) me çdo kusht!

Gjatë vitit lidhës Schakeljaar ish-nxënësi i OKAN kalon në arsimin e rregullt. Gjatë një viti shkollor nxënësi udhëzohet në mënyrë shumë intensive dhe individualisht në studime nga një mësues i OKAN.

Tek dokumentet Documenten ju mund të shkarkoni (nga Interneti) të gjitha letrat e shpërndara dhe dokumentat e tjera të rëndësishme (ndër të tjera rregulloren e shkollës).

Volgende pagina!
Naar boven!